E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga kati i 5, ngel pa emer

Artan Cena

TIRANË - Nje vajze e re eshte hedhur nga kati i peste i nje pallati ne zonen e ish-bllokut ne Tirane, duke gjetur me pas vdekjen ne spital. E paidentifikuara sipas policise, eshte rreth 20 deri ne 25 vjece dhe me vete nuk ka pasur asnje mjet identifikimi dhe as telefon. Burime nga policia thane se, ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:00, te paradites ne rrugen "Abdyl Frasheri", ne kryeqytet, kur persona te ndryshem kane pare trupin e vajzes se paidentifikuar pertoke. Ata kane njoftuar policine dhe ne drejtim te vendit te ngjarjes kane shkuar disa patrulla te Komisariatit numer 2, si dhe te Drejtorise se Policise se Tiranes. Keta te fundit kane bere dhe dergimin me urgjence te vajzes ne Spitalin Ushtarak ku ka gjetur dhe vdekjen, kater ore pas ngjarjes. Nga te dhenat eshte mesuar se, viktima ka pasur demtime te renda ne trup por vecanerisht ne fytyre.

Policia ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje duke u munduar qe te identifikojne viktimen, e cila mesohet se nuk ka pasur asnje lloj dokumenti me vete ne momentin kur eshte gjetur nga kalimtaret. Policia ka marre disa deshmi te personave qe e kane gjetur, por ata te fundit kane deklaruar se, nuk e njihnin ate. Gjithashtu jane marre ne pyetje dhe banoret e pallatit ku ndodhi ngjarja e rende por as ata nuk e kane identifikuara. Keta te fundit kane deklaruar se, ajo nuk ishte banore e pallatit aty dhe as ne ate lagje, pasi nuk e njihnin. Ende nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarjeje te rende qe ka mbetur pa emer viktime.

Nga hetimet mesohet se e reja ka pasur me vete vetem nje gazete ne te cilen ishin shenuar me stilolaps disa lokale dhe dyqane qe kerkonin punetore. Vetem kete prove ka mbledhur policia nga vendi i ngjarjes, pervec deshmive te banoreve qe e kane pare trupin e plagosur rende te se rese. Trupi i viktimes se paidentifikuar eshte derguar ne morgun e Tiranes, ku eshte percaktuar dhe shkaku i vdekjes nga demtimet e marra gjate renies.

Te dhenat

Gjatesia rreth 160 centimetra

Floket te zeza, te gjata (deri tek supet)

Veshur xhinse blu

Atlete te zeza

Triko te zeze

Nje shall jeshil

Xhup te zi

Cante te zeze


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›