E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpritet aplikimi per bonus qiraje

Sipas bashkise, aktualisht mund te aplikojne vetem ata qe u prishet banesa prej projekteve te bashkise

Nderpriten aplikimet per perfitimin e bonusit te qirase per te pastrehet ne kryeqytet. Bashkia e Tiranes ben te ditur se qytetaret e pastrehe nuk mund te aplikojne me per te perfituar bonus qiraje deri ne nje vendim te ri. Perfituesit e vetem te bonusit te qirase jane te gjithe ata banore qe u jane prishur shtepite nga zbatimi i projekteve te bashkise. Burime zyrtare nga bashkia e Tiranes sqarojne se per sa i perket bonusit te qirase, jane nderprere procedurat per aplikimet deri ne momentin e miratimit te nje sistemi te ri pikezimi per kete program. Bonuset qe do te jape bashkia ne kete periudhe jane per ata banore qe u jane prishur shtepite per ndertimin e rrugeve, apo projekteve te tjera te rendesishme dhe kane mbetur te pastrehe. Kjo do miratohet nga Keshilli Bashkiak, jo me si sistem pikezimi, por thjesht si subvencionim apo ndihme qe jep bashkia. Me miratimin e sistemit te ri te pikezimit per kete program do te filloje lajmerimi per aplikimet per bonusin e qirase per te gjithe qytetaret qe jane te interesuar dhe qe iu takon te perfitojne nga ky subvencionim. Te gjithe banoret qe do te perfshihen nga projektet e rregullimit te territorit te Tiranes mund te drejtohen prane bashkise, e cila do t'u jape atyre nje shume te caktuar te ardhurash per te perballuar qirate. Pjese e perfitimit do te behen banoret qe do t'u prishen shtepite nga projekti i Unazes se Madhe, atyre qe do t'u prishen shtepite nga projekti per ndryshimin e territorit te Kamzes etj. Rasti i fundit qe banoret te cilet mbeten te pastrehe, perfituan bonus nga bashkia eshte rasti i prishjes se ndertesave pa leje pergjate Lumit te Lanes, prane Maternitetit te Ri. Rreth 32 banore perfituan nje shume mujore, por sipas tyre, parate e marra cdo muaj ishin te pamjaftueshme per te mundesuar pagesen mujore ne shtepite me qira qe duhet te merrnin. Nje nder projektet me te medha te bashkise, qe pritet te nxjerre nga banesat mjaft qytetaret, eshte zbatimi i projektit per Unazen e Madhe. Projekti per kete rruge eshte menduar te kaloje ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, ne kodrat mbrapa Parkut te Madh te Tiranes, ne Kodrat e Saukut, nga ku do te lidhet me Rrugen e Elbasanit, prane Akademise se Rendit Publik.

Ne Keshill Bashkiak, emrat e personave qe perfitojne bonus

Emrat, shuma ne leke

Eduard Doku 8000

Sanie Doku 8000

Blendi Doku 7000

Preng Lleshaj 7000

Afredita Karaj 8000

Sotir Necka 9000

Riza Mullaj 9000

Lefter Kaziu 7000

Gezim Ramadani 7000

Gezim Limani 7000

Hajdar Limani 7000

Flutura Toska 7000

Astrit Daci 7000

Agron Biba 7000

Jetnor Malaj 7000

Sami Dema 7000

Hamdi Lala 7000

Lipi Gjaci 8000

Mitat Zeqiraj 7000

Bujar Mehja 3974

Novruz Jenishi 5257.7

Faslli Turtulli 7000

Personat qe nuk kane dorezuar dokumentacion te plote:

Ramadan Aliaj

Alfred Aliaj

Ismail Baze

Flutura Tarrelli

Ajet Mazelli

Emine Bardulla

Valentina Kalemaj

Lutfi Noka

Petrit Mecuku

Agron Sejdin Biba

Vangjush Rema

Sonada Daja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›