Universiteti i Tiranes kerkon 800 kuota shtese
Universiteti i Tiranes, me propozim te dekaneve te fakulteteve te tij, do t'i kerkoje Ministrise se Arsimit plot 800 kuota shtese per studimet me kohe te pjesshme. Lajmin e bejne te ditur burime nga Universiteti i Tiranes, te cilet pohojne habine e tyre per kerkesat e shumta per studimet me kohe te pjesshme. Keshtu, per degen e Juridikut jane kerkuar 400 kuota shtese, per Ekonomikun 100 kuota ndersa edhe per Historine, Gjeografine dhe Gjuhe Letersise, perkatesisht nga 100 kuota shtese. Shanset e kandidateve per te fituar kane qene me te pakta sesa ishte parashikuar. Si rezultat, drejtuesit e fakulteteve, deget e te cilave jane kerkuar se tepermi nga maturantet per part-time kane vendosur qe te fusin mesataren si kriter per pranimin e studenteve ne shkollat e larta. Te gjendura perballe raportit mjaft te zhdrejte kerkese-oferte, ku kjo e fundit ka qene shume me e vogel se kerkesat, dekanet kane menduar nje zgjidhje qe nuk bie ndesh me asnje rregullore, perkundrazi. Keshtu, sipas drejtuesve te fakulteteve me te kerkuara ne universitetet tona, ne deget ku kerkesat jane shume me te larta se kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave, perzgjedhja eshte bere nepermjet mesatares se shkolles se mesme, te aplikantit.