"10 ore ne polici me urdher te Ahmetit"
Deshmitari Ymeri tregoi se ishte ndaluar mbi 15 here cdo dite nga efektiva policie me urdher te Krenar Ahmetit
Tirane- Tre deshmitare te akuzes kane rrefyer dje, perplasjet me shefin e Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti. Dy prej deshmitareve kishin qene prezente ne shoqerimin e prokurores se Krimeve te Renda dhe bashkeshortit te saj ne policise, ndersa deshmitari i trete ishte kallezues nga Ahmetit. Hasan Nezaj, i ka bere me dije gjykates se jo vetem qe eshte ofenduar nga shefi i Qarkullimit Rrugor por eshte shoqeruar nga ky i fundit deri ne polici, ku edhe ka qendruar per 10 ore me radhe. Sipas tij ai i kishte telefonuar vete shefit te Qarkullimit Rrugor me te cilin kishte pasur disa konfidenca. Takimi fillimisht ishte lene per te zogu i zi por me pas deshmitari kishte mundur ta kontaktonte Ahmetin te dy kullat. "Ne makine kam pasur ortakun tim italian dhe nje tjeter person. Kur u afruam te dy kullat pashe makinen e policine me traga 0044 ne te cilen ishte shefi i Qarkullimit Rrugor. Pasi iu afrova, shkova ne kafe me te ku edhe nisa t'i shpjegoja arsyen qe e kisha telefonuar", ka nisur deklarimin e tij deshmitari. Sipas tij ai kishte pasur nje fugon, te cilit i ishin vendosur 1500 gjoba brenda nje periudhe te shkurter, makine te cilen me pas e kishte shitur. Deshmitari i ka bere me dije gjykates se i kishte kerkuar Ahmetit qe t'i jepte lejen e qarkullimit rrugor pasi per bllokimin e saj nuk ishte mbajtur ndonje procesverbal. "Pasi i kerkova lejen e qarkullimit, Krenari u acarua kerceu nga tavolina dhe nisi te me fyeje. I thashe se do te ankohesha te SHKB-ja por ai me tha, qe 'e kane pranuar disa here me mua dhe kane dale zbuluar'", ka sqaruar me tej deshmitari. Sipas tij, me pas Ahmeti kishte lajmeruar nje patrulle te pergjithshme e cila e kishte shoqeruar ate ne Komisariatin numer 1 dhe me pas tek Komisariati numer 2, ne te cilin kishte qendruar plot 10 ore pa te drejte. Deshmitari i dyte qe ka deshmuar dje ne gjykate ishte Bledar Bajri. Ne deshmine e tij ai ka bere me dije se ne mbremje teksa ishte duke darkuar me familjen e tij i kishte ardhur nje telefonate nga numri i Elisabeta Bajrit, por qe ne te fliste bashkeshorti i saj. "Fjalet e vetme te cilat arrita t'i degjoja ishte se e kishin shoqeruar per ne Komisariatin numer dy", ka bere me dije deshmitari sipas tij sapo kishte marre kete telefonate kishte tentuar ta merrte disa here por nuk kishte arritur dot pasi telefoni ishte i fikur. Ai ka sqaruar se ka shkuar vete ne Komisariat, ku edhe kishte pare ne nje makine policie Agron Bajrin me pranga ne duar. Ndersa pak me tutje sipas deshmitarit ishte shefi i Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti, i veshur civil. Deshmitari ka treguar se Ahmeti, ka perdorur fjale fyese. Atij i ka marre edhe celesat e makines se kolegut te tij Bajri dhe me nje makine policie kishte shkuar ne parkingun e policise rrugore per te marre makinen e sekuestruar, bllokim qe sipas deshmitarit ishte bere pa procesverbal. Deshmitari i fundit i cili ka dhene shpjegime ne procesin e djeshem ishte Gezim Ymeri. Ne deshmine e tij ai i ka bere me dije gjykates se me daten 17 maj, se bashku me nenen e tij dhe me dy motrat ishin duke udhetuar me nje automjet tip "Mercedez Benc"para bulevardit, kur jane ndaluar nga nje polic rrugor. " Me kerkoi letrat te cilat ia dhashe. Per 15 minuta me radhe polici levizte sa lart poshte makines time, duke folur ne radio dhe ne telefon. I radhe boris per t'i thene nese kishte ndonje parregullsi ose nese kisha shkelur ndonje rregull te qarkullimit rrugor, kur ai me ka kthyet pergjigje duke me thene qe nuk ke shkelur asgje por dyshoj se je i dehur. I jam drejtuar duke i thene qe te me bente proven e alkoolit, por polici me tha qe t'i fryja ne goje. E kam pyetur nese po tallej apo e kishte seriozisht, ai mu drejtua duke me thene qe e kam seriozisht", ka shpjeguar deshmitari. Me tej ai ka bere me dije se motra e tij i kishte shpjeguar qe te procedonte nese kishte parregullsi, duke i bere me dije qe ishte dhe prokurori. Por polici e kishte ofenduar. Sipas deshmitarit Ymeri pasi kane arritur qe te largohen nga polici kane ndjekur nje makine policie, e cila drejtohej nga Ahmeti. Ai i ka shpjeguar gjyqtarit te ceshtjes Martin Deda se qe nga ajo kohe ishte ndaluar shume here nga ana e policise, te cilet i ishin shprehur se po zbatojme urdhrat e shefit. Ne seancen e djeshme kane qene te pranishem i pandehurit Krenar Ahmeti dhe Alfons Gjoni, ndersa i pandehuri i trete Blenard Vathi mungonte.
Deshmitaret
Deri me sot ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre efektivave te Policise Rrugore kane deshmuar plot 5 deshmitare te akuzes. Ne seancen e radhes pritet te deshmojne edhe 6 deshmitaret e fundit, per t'i hapur rruge deshmitareve te mbrojtjes.
Akuza
Tre te pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "veprimeve arbitrare", kallezime te bera nga qytetaret, sipas te cileve shefi i Qarkullimit Rrugor i ka ofenduar dhe i ka shoqeruar pa te drejte ne Komisariat.