Politeknik, Fakulteti i Formimit te Pergjithshem nuk jep diploma
Nga "fakultet i asociuar", kerkohet qe statusi te jete "fakultet" i mirefillte
Ambientet e Universitetit Politeknik te Tiranes jane perfshire dje ne nje greve njeditore, e iniciuar nga Keshilli i Fakultetit te Formimit te Pergjithshem te ketij universiteti dhe studentet e ketij fakulteti. Kerkesat e te dyja paleve ishin qe statusi i fakultetit te ndryshoje, duke iu hequr fjala "i asociuar" dhe ndryshimi i emrit te fakultetit. Dy vjet me pare senati i ketij universiteti ka miratuar projektin "Per hapjen e Fakultetit te Inxhinierise Matematike dhe Fizike". Ky projekt u hartua, pas nje pune gati dyvjecare, nga nje grup pune i zgjedhur nga senati i UPT, i perbere nga 11 perfaqesues nga te gjitha fakultetet e UPT me titull Profesor dhe kancelari i Universitetit. "Kete projekt, Ministria e Arsimit e deformoi ne Fakulteti i Formimit te Pergjithshem", me status fakultet i asociuar, pa asnje verejtje paraprake", jane shprehur dje grevistet. Sipas tyre, deformimi eshte aq i madh, sa departamentet e ketij fakulteti per sa kohe ishin me vete kishin te drejte te jepnin Diploma Universitare, Master e Doktorate, kurse tani qe jane te grupuara ne fakultet, nuk kane te drejte te japin asnje diplome. Gjithashtu, nuk mund te ngrihet Keshilli i Profesoreve te ketij fakulteti, i cili ben te mundur kualifikimin e stafit te ri te pedagogeve. Me kete problem, sipas grevisteve, eshte njohur edhe kabineti i kryeministrit Sali Berisha dhe vete kryeministri, i cili ka vleresuar pozitivisht kerkesat e fakultetit. Madje, kabineti i kryeministrit me nje shkrese derguar ministrit te Arsimit ka porositur shqyrtimin e problemit dhe ndermarrjen e iniciativave per te bere ndryshimet e nevojshme. Por, duke qene se deri tani nuk eshte dhene asnje zgjidhje, Keshilli i Fakultetit te Formimit te Pergjithshem ka vendosur bojkotimin e mesimit ne te gjithe Universitetin Politeknik si pershkallezimin e bojkotimit 1-ditor te mesimit. Jo vetem kaq, por eshte vendosur edhe bojkoti i mesimit ne Janar, ne te gjitha deget e UPT-se, deri ne zgjidhjen e problemit.
Stafi
Stafi i Fakultetit te Formimit te Pergjithshem ka ne perberje 34 pedagoge me graden "Doktor",11 profesore te asociuar dhe 12 profesore. Nderkaq, programet e diplomave qe leshonin departamentet perkatese jane te njejta me programet e Universitetit Politeknik te Milanos.