E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja per pronen, gjykata le ne burg Bakallin

Tirane- Vrau 29 vjecarin per ceshtje te pronesise, Gjykata e Tiranes caktoi dhe masen e sigurise "arrest me burg". Kujtim Bakalli 45 vjec nuk ka mundur dot te tregoje asgje per ngjarjen e tre diteve me pare ne Sauk, per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhej. Ndersa gjykatesi i gatshem ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e kerkuar nga prokurori i ceshtjes. Masa eshte zhvilluar dje ne spitalin ushtarak, ku edhe prej tre ditesh. Ngjarja per te cilen akuzohet 45 vjecari, Kujtim Bakalli ka ndodhur paraditen e te dieles ne Sauk, ne kthesen e Sanatoriumit. I pandehuri pasi ka nisur te konfliktohet me viktimen Xhevdet Qefalia e ka qelluar ate nje here, duke i shkaktuar atij vdekjen. Diten e ngjarjes pasi eshte marre ne pyetje autori ka shpjeguar se fillimisht kishte qelluar ne ajer per ta trembur viktimen, por pasi ishte qelluar e rrahur prej tij dhe te afermve te 29 vjecarit kishte shkrepur dhe nje here armen ne drejtim te tij. Per kete ngjarje u vu ne pranga tre dite me pare edhe djali i Bakallit, Endrit Bakalli, i cili me pas u lirua pasi autoresine e vrasjes e mori persiper 45 vjecari. Nga hetimet e kryera deri me sot shkak i kesaj vrasjeje ka qene nje prone prej 2 dynymi toke ne Sauk, e cila pretendohej te ishte si e viktimes por edhe e autorit. Kete prone e kishte fituar me vendim gjykate Bakalli, por ne te njejten kohe me ligjin 7501 per kompensimin e pronave, kete truall e kishte fituar edhe viktima. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›