Zimbabve, vdesin 565 vetë nga kolera, OBSH-ja kërkon ndihmë
Harare-Zimbabve gjendet në një situatë të rëndë. Mbi gjysëm milion njerëz kanë humbur jetën nga sëmundja ngjitëse e kolerës. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se qeveria e Zimbabves ka kërkuar ndihmë urgjente për të luftuar epideminë e kolerës. Sipas statistikave të fundit të OBSH-së, nga kolera në Zimbabve kanë humbur jetën 565 vetë.
Sëmundja është e parandalueshme por shkaktohet nga mungesa e ujit të pastër dhe nga papastëritë. Minsitri i Shëndetësisë i Zimbabves tha në një takim të agjensive humanitare në Harare se qeverisë i nevojiteshin mjete për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë. Zimbabve kërkoi ilaçe, pajisje mjekësore por dhe fonde për të paguar punonjësit e sektorit shëndetësor që refuzojnë të shkojnë më në punë për shkak se nuk janë paguar.
Kërkesa e autoriteteve të Harares pason përpjekjet disajavore për ta mbajtur në heshtje përhapjen së kolerës. Sipas OBSH-së, autoritete zimbabviane kanë kërkuar lëndë kimike për të pastruar rrjetin e furnizimit me ujë të Harares, ilaçe dhe pajisje për spitalet si dhe fonde për të rikthyer në punë mjekët dhe infermieret.
Shteti i varfër i Afrikës ka një shërbim të dobët shëndetësor. Një ditë më parë forcat speciale të policisë penguan mbajtjen e një proteste për gjendjen ku ndodhet shërbimi shëndetësor në vend nga mjekët dhe infermierët. Sindikatat thonë se 70 aktivistë të tyre ishin arrestuar nga forcat e rendit.