Bie nga kati i trete shpeton 28-vjecarja

Një 28-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrugën Irfan Tomini në Tiranë. Entela Sako ka qenë në dritaren e banesës së saj duke larë xhamat dhe nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë poshtë. 28-vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërsa si pasojë e rënies ka pësuar hemorragji në fytyrë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.