E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga lartesia, vdes punetori

KRUJE - Nje punetor ne sektorin e ndertimit ka humbur jeten dy dite me pare duke rene nga nje lartesi e konsiderueshme. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se 30-vjecari Mirush Mejdani, lindur ne Puke e banues ne Tirane, pergjegjes i grupit te punetoreve qe punonin ne nje pallat ne ndertim e siper, ka vdekur ne vend. Viktima po punonte ne lagjen numer 1 te qytetit te Krujes, ne pronesi te nje banori te qytetit me iniciale A.K. Per ngjarjen ka nisur nje hetim nga Prokuroria e Rrethit te Krujes.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›