E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat, prefekti pa kompetence per dhenien e titujve e pronesise

Rozeta Rapushi
Rishikimi i titujve te pronesise per tokat bujqesore, nuk do te behet derisa qeveria te riformuloje edhe njehere nenin 9 te projektligjit, qe u jepe te drejten komisioneve vendore te japin tituj edhe ne rast se toka eshte marre ne kundershtim me ligjin. Pas shume debateve, komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese vendosi te rishikoje projektin per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore" para se ta kaloje per votim. Deputetet e opozites nuk jane dakord qe vendimet per titujt e pronesise te jene vetem ne doren e prefektit, por nga i gjithe Keshilli i Qarkut. Sipas nje prej anetareve te komisionit, Ndricim Hysa, nje gje e tille do te shmangte abuzimet. Diskutimi i djeshem ne komision reflektoi percarje per kete projekt jo vetem mes mazhorances, por edhe opozites. Ne nje kohe kur deputetet e majte ne komisionin e ligjeve ishin dakord qe titulli i pronesise t'i mbetet edhe atij qe e ka marre ne kundershtim me ligjin, ne rast se s'ka konflikte, dje kreu i komisionit, Ylli Bufi, e cilesoi nje gje te tille si te papranueshme. "Si mund t'i lihet toka atij qe e ka marre ne kundershtim me ligjin", tha Bufi. Pervec nenit nente, per te cilin komisioni kerkoi riformulim, asnje nga pikat e tjera nuk u debatua me gjate. Anetaret kerkuan qe ne nje seance te posacme te jape informacion Ministria e Bujqesise per kete projekt e me pas te diskutohet nen per nen. Neni problematik 9, i projektligjit, lejon komisionet vendore qe te japin titullin e pronesise se tokes bujqesore, edhe nese ai eshte perfituar ne kundershtim me ligjin. Por, ky titull mund te jepet vetem ne rastet kur per token nuk ka konflikte. Ne baze te projektit te qeverise, komisionet vendore do te marrin persiper verifikimin nje me nje te te gjithave tokave bujqesore ne zonat turistike, per te pare nese titujt e pronesise jane dhene ne baze te ligjit apo jo.
Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t'ju merret. Verifikimi u pa si nje procedure e domosdoshme per t'u kryer nga ekzekutivi, pasi ne terren jane konstatuar shkelje te medha ligjore me tokat bujqesore, kryesisht ato ne zonat turistike.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›