E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i motit, infeksione ne bajame

Sonila Isaku
Djegie dhe dhimbje fyti, kolle te thate, temperature e larte, por edhe gjendje debulese jane pasojat e ndryshimit te herepashershem te temperaturave, te cilat jane shoqeruar menjehere me nje rritje te numrit te personave, te cilet kane kerkuar ndihmen e mjekut. E keta te fundit, duke pare kete fluks, nuk ngurrojne as te japin keshillat e para, per ta kaluar sa me lehte kete gjendje te rende shendetesore, e cila ka rezultuar te jete ne rritje nga dita ne dite. "Me uljen e temperaturave, shihet nje rritje e numrit te pacienteve, te cilet kane probleme shendetesore, qe jane kryesisht ato te laringut. Ne shumicen e rasteve jane infeksionet ne rruget respiratore, apo sic njihen ndryshe edhe bajamet. Pacientet paraqiten ne gjendje mjaft te rende dhe kjo per vete faktin se ndryshimi i temperaturave favorizon shfaqjen e ketyre lloj semundjeve dhe avancimin e tyre", ka pohuar shefi i urgjences se kryeqytetit, Murat Bala. Sipas tij, vetem gjate dy javeve te fundit vihet re nje dyfishim i numrit te te prekurve, te cilet kane kerkuar ndihmen e bluzave te bardha. Sipas Bales, nga 20 apo 25 raste qe ka cdo dite urgjenca e Tiranes, tashme mjeket perballen me dyfishin e tyre.
Simptomat
Dhimbjet e forta te fytit, ftohjet, kolla e thate, temperaturat e larta dhe shume rralle edhe bronkopneumonite jane simptomat kryesore qe kane shfaqur pacientet e paraqitur ne poliklinika dhe qendra shendetesore. Sipas mjekeve, nje pacient nuk mund te shfaqe gjitha keto simptoma, por vetem nje apo disa prej tyre. "Ndryshimi i temperaturave nga dita ne dite, por edhe nga momenti ne moment jane shkaktaret kryesore te te gjithe ketyre problemeve. Pacientet qe vijne e kerkojne ndihme kane simptoma te ndryshme, por me te shpeshta jane infeksionet ne bajame. Keto mbeten edhe me te veshtirat per t'u kuruar, pasi kerkojne domosdoshmerish antibiotike", ka pohuar mjekja Antoneta Gashi. Sipas saj, simptomat e tjera te ngjashme me ato te virozeve kerkojne vetem medikamente qe sherbejne per ulje te temperaturave apo qetesim. Nderkohe qe shkaktar kryesor i gjithe ketyre problemeve shendetesore mbetet ndryshimi i menjehershem i temperaturave.
Keshillat
Evitimi i daljeve ne mengjes dhe ne darke, kur temperaturat jane te uleta, eshte nje nga keshillat kryesore qe jepet. Por kjo duhet te zbatohet me shume per te semuret kronike, te cilet komplikacionet e tjera i shfaqin menjehere. "Edhe femijet jane delikate ne kete lloj periudhe. Nje shetitje e tyre ne oret e pasdites, kur temperaturat jane me te larta, do te ishte e keshillueshme. Nderkohe qe prinderit duhet te kene parasysh edhe veshjet sipas kohes dhe stines", pohon mjeku Bala. Sipas tij, ne kete periudhe keshillohen veshjet te pambukta dhe ne pershtatje me motin. Ndersa per sa u perket medikamenteve ato duhet te merren vetem pas vizitave me mjekun. "Ne rastet e komplikacioneve dhe infeksioneve te renda ne rruget e respiratore, keshillohet marrja e antibiotikeve. Kurse ne rastet e gjendjeve gripale, keshillohen lengje dhe medikamente qetesuese", nenvizon shefi i urgjences. Sipas tij, paracetamoli eshte nje nga medikamentet kryesore qe duhet te perdoret ne rast temperature te larte.
Virozat
Ndryshimi i temperaturave nuk sjell vetem infeksione ne bajame, por rikthen edhe nje here gjendjet gripale. Sipas te dhenave aktuale, numri i te prekurve nga infeksionet respiratore eshte e njejte me periudhen e nje viti me pare. Por specialistet e ISHP-se pohojne se, megjithese jane keto te dhena, gjate gjithe marsit priten nje shtim i rasteve. "Po ndjekim me vemendje situaten dhe jemi akoma ne sezonin te pritshem te gripit dhe te infeksioneve te tjera respiratore akute me komplikacionet e tyre me pneumoni etj. Besoj se kjo situate do te marre fund nga ne perfundim te muajit mars", ka pohuar, pak dite me pare, Alban Ylli, drejtori i ISHP-se. Sipas tij, ne fund te ketij muaji tradicionalisht kurba e te prekurve nga viroza vjen ne zbritje.

Tabela
Keshilla
Evitim te daljeve ne oret e para te mengjesit dhe darkes
Te semuret kronike te tregojne kujdes te vecante
Vizita te mjeku specialist dhe ai i familjeS
Marrja e medikamenteve qetesuese ne rast temperature
Antibiotiket te perdoren vetem me recete dhe keshille mjeku
Kujdes me veshjet, te cilat duhet te pershtaten me temperaturen ditore
Simptoma
Djegie dhe dhimbje te forta te fytit per shkak te infeksionit
Temperature e larte e shoqeruar me gjendje gripale
Kolle e forte dhe e thate
Shfaqje te bronkopneumonive ne raste te rralla

Paqendrueshmeria e motit, rrit rastet e alergjikeve
Paqendrueshmeria e motit ka shtuar keto dite konsultat mjekesore per te semuret nga alergjia ne poliklinikat e Tiranes. Mjeket alergologe te sherbimit paresor shpjegojne se rastet e paraqitura kane pasur shqetesime kryesisht ne rruget e frymemarrjes, ne formen e kollitjeve, teshtitjeve, si dhe bllokim te ketyre rrugeve. Por, problematike eshte edhe lekura, qe nen veprimin e alergenteve shfaq njolla te bardha dhe vende-vende acarohet me teper. Te shkaktuara nga bime apo lule te ndryshme, qe celin ne kete stine dhe te nxitura shpeshhere edhe nga temperaturat e ajrit, keto lloj alergjish shfaqen me teper te femijet me natyre alergjike. "Ata jane me te ndjeshmit ndaj paqendrueshmerise se motit, pasi femijet jane me te predispozuarit per t'i perftuar alergjite permes rrugeve te frymemarrjes. Semundjet alergjike, te zakonshme ne pranvere, sidomos per femijet, shkaktohen nga poleni i luleve, strukturat mashkullore te riprodhimit qe krijojne veshtiresi ne rruget e siperme te frymemarrjes, konjunktivit alergjik qe shoqerohet me teshtima, me rrjedhje e bllokim te hundes, lotim dhe kruarje te syve", pohon mjekja alergologe, Mira Xhixha. Sipas saj, patologjite alergjike, duhen mjekuar, pasi ulin aftesine ne pune, jane shqetesuese dhe mund te kalojne nga rruget e siperme te frymemarrjes ne rruge e poshtme, duke u shnderruar ne bronkit apo ne nje astme te mundshme me vone. Irritimi nga alergjite fillon ne oret e para te mengjesit, kohe kur poleni i luleve ka nje perqindje me te madhe ne ajer dhe ne ditet me ere, kur ne ajer shperndahet poleni animofile, forma kryesore e shkaktimit te alergjise. Sipas te dhenave statistikore, ne bote 1 ne 10 njerez vuan nga alergjia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›