E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte, 20% perdorues droge

Sonila Isaku
Tirana po kercenohet nga rritja e numrit te perdoruesve te droges. Me te prekurit rezultojne se jane te rinjte dhe kryesisht adoleshentet, te cilet preferojne droga te renda, sic eshte kokaina. Rezultatet paraprake, te nje sondazhi te kryer nga specialiste italiane, tregojne se te rinjte shqiptare po bien pre e droges. Nga 290 te anketuar, 20 per qind e tyre, nga mosha 17 deri ne 18 vjec, kane pranuar se konsumojne droga te ndryshme. Po te njejtat studime tregojne se vendi yne ka te njejtat shifra me vendet e tjera evropiane, por ndryshimi eshte se Shqiperia ka nje numer te vogel te popullsise ne krahasim me vendet e tjera. "Te dhenat paraprake te anketimit e vendosin Shqiperine nder vendet e para, ku perdorues te lendeve narkotike jane kryesisht te rinjte. Ajo qe vihet re ne kete sondazh eshte se droga, e cila po perdoret me shume eshte kokaina. Deri tani, ne kemi arritur te identifikojme ne te gjithe vendin rreth 10 mije perdorues te substancave te ndryshme narkotike, nje shifer kjo e ngjashme me vendet e tjera te Evropes, por qe kane nje popullsi shume me te madhe", eshte shprehur Giovani Constanca, drejtor i Agjencine Bashkiake Rome per Toksikodipendencen.
Studimi
Specialistet italiane ne bashkepunim me bashkine e kryeqytetit kane nisur projektin "Tirana e Shendetshme", i cili ka per qellim te ofroje dhe te shperndaje modelin baze te pervojes se arritur ne fushen e toksikodipendences. Modeli baze eshte marre nga Bashkia e Romes dhe eshte duke u praktikuar edhe ne Tirane. Te dhenat paraprake te studimit treguan se 20 per qind e te rinjve, te moshes 17 deri ne 18 vjec, kane provuar drogen, ose jane perdorues te rregullt te saj. Ky studim, sipas te dhenave te projektit, eshte realizuar kryesisht ne nxenesit e gjimnazeve te kryeqytetit, por edhe te te rinjte e rastesishem te gjendur ne rruge.
Projekti
"Tirana e Shendetshme" eshte projekti me i fundit i bashkise, ku si prioritet ka ngritjen e dy qendrave rehabilituese per te droguarit. Ky projekt do te shtrihet ne kryeqytet e me pas ne veri te vendit. Te gjendur perballe ketij fenomeni ne rritje, drejtuesit vendore te mbeshtetur nga Bashkia e Romes do te nisin ndertimin e qendrave te reja te rehabilitimit. "Do te ngrihen dy qendra ditore, te cilet do te jene jo vetem per rehabilitim, jo vetem mbeshtetje dhe investimi ne tregun e punes te perdoruesve te lendeve narkotike, por do te jene qendra qe do te sherbejne per parandalimin e ketij fenomeni", ka pohuar nenkryetari i bashkise, Eduart Shalesi.

Drejtoria Arsimore: Shifra eshte e fryre
Qe 20 per qind e adoleshenteve te jene perdorues te droges, drejtuesit e Drejtorise Arsimore te kryeqytetit nuk e pranojne. Sipas tyre, hasen raste kur nxenesit perdorin substanca narkotike, por ata nuk mund te evidentohen ne ambientet arsimore. "Shifra e perdoruesve te droges, pra 20 per qind e nxenesve marrin droge eshte shume e fryre. Une nuk mund te perjashtoj rastet, por ajo qe dua te them eshte se kjo shifer eshte shume here me e vogel", tha per "KJ", drejtoresha e Drejtorise Arsimore, Arjana Bektashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›