E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri, i djegin pasurine fermerit

KUCOVE - Nje zjarr i rene mbremjen e djeshme ne nje fshat te rrethit te Kucoves ka shkrumbuar kasollen e nje fermeri. Sulejman Pirja ka konstatuar renien e zjarrit ne kasollen e tij ne fshatin Tapi, rreth ores 20:00 te mbremjes, dhe ka kerkuar ndihmen e zjarrfikeseve, por zjarri kishte shkrumbuar gjithcka. Nga deklarimet e te demtuarit, mesohet se brenda kasolles ishin djegur dy lopet e tij, gjashte kuintale miell dhe 90 litra raki. Sipas policise, zjarri dyshohet te jete vene ne menyre te qellimshme per motive ende te pazbardhura.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›