E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga mushka, vdes 67-vjeçari

Një 67-vjeçar është gjetur i vdekur në malet e fshatit Rrëmenj të Pogradecit. Viktima kishte shkuar për të prerë dru, por rrëzimi nga mushka ka qenë fatal për të. Burimet e policisë bënë të ditur se Xhaferr Bufi është gjetur në mal i vdekur nga disa barinj. Trupi i tij u gjet rreth orës 10:00 dhe mendohet se ka qëndruar për disa orë i vdekur. Fillimisht është menduar për vdekje natyrore, por më pas ekspertët kanë konkluduar se 67-vjeçari nga fshati Krickovë ishte rrëzuar nga mushka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›