Bankat, hetohen borxhet e qeverisë
Borxhet që qeveria merr nga bankat përmes ankandeve të bonove, është bërë objekt hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Paralajmërimi është dhënë me kohë nga ana e Autoritetit, por këto ditë, mësohet se, ka përfunduar drafti paraprak i hetimit, nga ku do t‘i kalohet të gjitha palëve të prekura në raport. Objekti i hetimit janë bankat dhe sjellja e tyre, në procesin e zhvillimit të ankandit, nga ku rezulton se ka informacion të kufizuar, për pasojë, shtrëngim të interesave për kredinë. Aktualisht qeveria po i blen shumë shtrenjtë kreditë që merr nga bankat e nivelit të dytë, edhe pse Banka e Shqipërisë ka miratuar një normë më të ulët bazë për interesin, i cili ka prekur majat, 9.3 për qind. Mësohet se tregu i ankandeve nuk zhvillohet në kushte të barabarta dhe se interesat për borxhin e qeverisë diktohen nga një grup i vogël bankash, ndërsa individëve nuk u jepte mundësia të marrin pjesë direkt në procesin e blerjes së bonove. Edhe pse në treg ka 16 banka, duke shtuar dhe organizatoren, Bankën e Shqipërisë, konkurrenca mes tyre për t‘i ofruar qeverisë kredi me interesa normale, nuk pasqyron efektin real. Fillimi i hetimeve ka nisur pas një sinjali të dhënë nga Autoriteti Qendror i Konkurrencës në Komisionin Evropian, i cili kërkoi nga pala shqiptare një monitorim të sektorit bankar, por pa shkaktuar reagime të opinionit. Dy ditë më parë, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, tërhoqi vëmendjen për të përfshirë direkt në tregun e bonove, edhe individëve, si forma e duhur për uljen e interesave.
Shqetësimi
Hetimi për tregun e bonove të qeverisë ka nisur në fundin e vitit 2007, ndërsa në fillimin e 2009-s, është bërë më konkret. "Aktualisht kemi përfunduar raportin paraprak dhe do t‘ua kalojmë palëve të prekura në hetim. Mendoj se ky proces do të kërkojë, të paktën edhe dy muaj kohë, derisa çështja të zbardhet", tha për "Shqip", kryetarja Lindita Lati. Ajo shtoi, se informacioni mes bankave, dhe më tej, individëve, nuk duhet të asimetrik, por i barabartë. Hetimi për ankandin e letrave më vlerë të qeverisë, konsiderohet tepër delikat, për faktin se janë të përfshira bankat dhe disa institucione të tjera financiare, për rrjedhojë, ndikimi psikologjik te individi është tepër i madh. Të dhënat paraprake tregojnë se tregu i bonove diktohet në masën 34 për qind vetëm nga dy banka, duke ndikuar te interesat e borxhit që merr qeveria.
Masat
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i sugjeroi dje BSH-së dhe Ministrisë së Financave të "marketizojnë më mirë dhe ta lehtësojnë blerjen e bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare nga ana e individëve". Lehtësimi i pjesëmarrjes së individëve në këtë treg mund të sjellë ulje të interesave dhe zbutje të problemit të likuiditetit. "Çudia më e madhe është që shteti shet një produkt, por nuk i bën marketingun e duhur", u shpreh Cani. Tregu i borxhit publik në Shqipëri qarkullon 400 miliardë lekë në vit, ndërsa interesat që buxheti i shtetit paguan për këtë borxh pritet të arrijnë në 350-400 milionë dollarë për vitin 2009. Vendosja e kushteve të barabarta në treg, do të krijojë premisa për ulje të interesave, e për rrjedhojë shqiptarët nuk do t‘i paguan shumë shtrenjtë borxhet e qeverisë.
Përgjegjësia
Tregu, peng i BSH-së
Banka e Shqipërisë hapi një sportel për shitjen e drejtpërdrejtë të bonove të thesarit për individët në vitin 2003 dhe individët nxituan t‘i investojnë paratë e tyre te borxhi publik, të joshur nga interesa shumë më të larta se ato të depozitave. Por në vitin 2005, BSH-ja vendosi ta mbyllë sportelin për shitjen e drejtpërdrejtë, pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar pati këshilluar të kundërtën. Rezultati, shtrëngimi i tregut dhe rritja e interesave.