Fillon gara për tekstet e huaja në shkolla
Ministria e Arsimit ka shpallur konkurrimin publik për përzgjedhjen e shtëpive botuese, që do të prodhojnë dhe shpërndajnë tekste të huaja, në gjuhë të huaja, në shkollat shqiptare. "Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës shpall konkurrimin publik për shtëpitë botuese që do të dëshirojnë të prodhojnë dhe shpërndajnë në shkollat shqiptare për vitin shkollor 2009-2010 tekstet e huaja, të gjuhëve të huaja nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë", shprehen përfaqësuesit zyrtarë të MASH-it.
Afati kohor për hapjen e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të jetë data 9 qershor 2009, ora 10:00, në Ministrinë e Arsimit në sallën e mbledhjeve.
Oferta dhe të gjithë dokumentet e kërkuara (përveç tekstit, i cili duhet të jetë në gjuhën përkatëse të huaj) duhet të përgatiten në gjuhën shqipe. Për informacione të mëtejshme rreth paraqitjes së ofertave të interesuarit mund t‘i drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH ose të vizitojnë faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al.