Gjen vdekjen nga bualli i moshuari
Një i moshuar ka humbur jetën nga goditjet e buallit, teksa i jepte jonxhë për ta ushqyer. Ngjarja ka ndodhur rreth të martën, në fshatin Mlizë të Komunës së Shushicës, rreth 15 kilometra larg Elbasanit. Policia bëri të ditur se 73-vjeçari Mërkur Kuqa është dërguar nga familjarët në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por ka ndërruar jetë pa mundur të mbërrijë në duart e mjekëve. Pavarësisht se të afërmit thanë se i moshuari u vra nga bualli, policia po heton për këtë ngjarje.