E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksporti ‘Made in Albania‘ ulet me 20 për qind

Eksporti i mallrave me origjinë shqiptare u ul me 20 për qind në 6092 tonë gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, bëhet e ditur nga statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Statistikat tregojnë se eksportet shqiptare nuk janë ulur vetëm si pasojë e rënies së ccmimeve në tregun ndërkombëtar, por se ka një rënie totale të tregtisë edhe në sasi. Në tremujorin e parë të vitit 2008, qenë eksportuar 7612 tonë mallra shqiptare, ndërkohë që në të njejtën periudhë të vitit 2006 qenë eksportuar 6270 tonë. Shqipëria eksporton përgjithësisht minerale, naftë e bimë medicinale. Sektori i minierave është më i godituri nga kriza aktuale botërore. Ccmimet e kromit dhe të bakrit në tregun ndërkombëtar janë përgjysmuar gjatë vitit të fundit ndërsa kërkesa është gjithnjë e më e pakët. Shumë kompani eksportuese janë vendosur në vështirësi serioze për shkak të krizës. Muajin e kaluar, shumë kompani që zotëronin koncesione për minierën e Bulqizës ndërprenë aktivitetin ndërsa disa të tjera ndaluan investimet në fabrikat e pasurimit.

Eksportet shqiptare në sasi gjatë tremujorit të parë ranë në 245 mijë tonë, ose me 30 për qind në krahasim me tremujorin e parë 2008, kur qenë eksportuar 253 mijë tonë. Rënia më e rëndë e eksporteve u shënua në muajin shkurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›