Bie nga shkembi, vdes endacaku 45-vjecar
Kruje- Nje 45-vjecar eshte gjetur i vdekur mengjesin e djeshem ne zonen malore te fshatit Noj, ne rrethin e Krujes. Burime nga Drejtoria e Policise se Durresit bene te ditur se Bajram Tema dyshohet te kete rene nga nje lartesi e konsiderueshme ne vendin e quajtur "Shkembi i Vajes", ne rrugen Kruje-Qafe Shtame. Trupi i tij i pajete eshte gjetur nga disa banore te zones te cilet kane njoftuar policine. Ekspertet e mberritur ne vendin e ngjarjes kane keqyrur kufomen dhe me pas e kane derguar per autopsi ne morgun e spitalit te Krujes. Burime nga uniformat blu bene te ditur se nga hetimet paraprake ka rezultuar se 45-vjecari njihej si endacak dhe si nje person qe abuzonte rregullisht me pijet alkoolike. Nga te dhenat e para, dyshohet se ai ka humbur ekuilibrin, ndoshta nen efektin e alkoolit, duke rene nga nje lartesi qe i ka marre jeten. Gjithsesi zyrtare nga grupi hetimor shpjeguan se do te pritet ekspertiza mjeko-ligjore per te pare nese plaget jane shkaktuar nga renia prej lartesise, apo viktima eshte shtyre qellimisht.
K.J
K.J