E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dyfishte, ndalohet djali i ciftit

Lac- Djali i ciftit Halili, Shkelzeni, ka habitur grupin hetimor me qetesine e tij gjate seancave te marrjes ne pyetje. Vetem dje ne mbremje policia ka cuar ne qeli xhaxhane e te dyshuarit, ndersa gjate bisedes 30-vjecari mesohet se ka pranuar qe ka vrare prinderit, por nuk ka dhene detaje per rrethanat dhe motivet. Deshmite e mbledhura nga te afermit tregojne se 30 vjecari i kthyer nga Anglia here pas here eshte konfliktuar me prinderit dhe se shfaqte shenja te depresionit. I riu ka kerkuar qe te kthehet ne shtepi per te nderuar ne ceremonine mortore prinderit. "Une kam hall, mos me mbani ketu, jane babai de nena ime", mesohet te jete shprehur ai, ndersa historia i ka kaluar kufijte e nje seriali triller. Burime policore thane se Ali dhe Gjyze Halili, 60 dhe 55 vjece, jane vrare ne te njejten kohe dhe me pas jane hedhur ne puseten e ujerave te zeza. I dyshuari kryesor eshte djali i ciftit, qe pritet te vihet nen akuzen e "vrasjes se dyfishte".

Sipas familjareve, i pari qe ka gjetur dy trupat pa jete ka qene polici i grupit te gatshem Artan Buzi, i cili se bashku me kryeplakun e fshatit nisen serish kerkimet ne bahcen e shtepise. Ndersa jane afruar tek gryka e pusetes se ujerave te zeza, Buzi ka kembengulur qe te hiqej kapaku, pavaresisht mbulimit me shkurre dhe puthitjes se tij te mire qe nuk linte per te dyshuar. Me tej polici ka kembengulur qe te fusnin ne ujerat e zeza nje tel apo shkop te gjate. Menjehere pas ketij veprimi kane dale dy trupat pajete ne siperfaqe. Kjo ka bere qe policia te mberrinte ne vendin e ngjarjes. Pas 20 minutash aty ka shkuar edhe drejtori i krimeve te Renda ne Policine e Shtetit, Tonin Voci. Nderkohe qe policia ka ndaluar si te dyshuar Shkelzen Halilin, djalin e vogel te Ali dhe Gjyze Halilit. Jane dashur me shume se kater ore pune intensive nga policia per nxjerrjen e trupave pa jete.

Grupi i hetimit ka konstatuar se viktimat kishin pothuajse ne te njejtin vend nga nje goditje me sepate ne koke, qe u kishte shkaktuar vdekjen. Nderkohe qe ne afersi te pusit jane gjetur edhe syzet e Ali Halilit. Burime te policise se Kurbinit bene te ditur se perreth kapakut te pusetes nuk eshte vene re asnje shenje dalluese, pasi autori i krimit kishte sperkatur me uje vendin perreth, duke mos lene gjurme. Hetuesit jane habitur edhe nga akti se as ne banesen e ciftit nuk jane gjetur njolla gjaku apo shenja qe tregonin se krimi ishte kryer aty dhe me pas ishin hedhur ne pusete. Burime policore thane per gazeten "KJ" se i riu ka vazhduar gjate te mos e pranoje krimin. Derisa ne mbremje vone eshte dorezuar duke pohuar se kishte kryer nje veprim te tille pa shpjeguar rrethanat. Madje fillimisht ai ka biseduar me xhaxhane e tij, Muharremin, te cilit i eshte shprehur se kishte sulmuar prinderit, ndersa biseda eshte regjistruar.

Ekspertiza

Pas nxjerrjes se dy kufomave, policia i ka derguar per ekspertize mjeko-ligjore ne Tirane, nderkohe qe ka vijuar edhe marrja ne pyetje e Shkelzenit. Pritet qe ekspertet te konstatojne ndonje gjurme apo shenje te lene nga autori.

Puseta

Nje vinc ka ardhur per heqjen e kapakut te pusit, si dhe reparti i zjarrfikeses se Lacit ka larguar ujerat e zeza, me qellim nxjerrjen e trupave. Nga Tirana kane mberritur edhe ekspertet mjeko-ligjore, per shkaqet e vdekjes se ciftit.

Kush eshte Shkelzen Halili

Burime te policise se Kurbinit bejne te ditur se Shkelzen Halili eshte 30 vjec dhe ka te pakten tre vite qe eshte kthyer nga emigrimi ne Angli ku kishte jetuar rreth shtate vjet. Madje sipas policise ai kishte kryer edhe nje vit e gjysme burg, si emigrant i paligjshem dhe me pas ishte kthyer ne Shqiperi. Ndersa familjaret thane se nga koha qe Shkelzeni ishte kthyer nga Anglia, kishte shfaqur edhe probleme nervore, ishte i mbyllur me njerezit dhe kohet e fundit ishte bere agresiv me dy prinderit e tij.

Ali Halili, rapsodi i Festivalit te Gjirokastres

Ali Halili ishte shume i njohur ne rrethin e Kurbinit, si njeriu qe i kishte dhene shume artit dhe muzikes. Ai ka qene pjesemarres i ansamblit "Kurbini" ne cdo festival te zhvilluar ne kalane e Gjirokastres, si dhe nje rapsod qe dallohej per zerin brilant. Miqte dhe shoket e tij tregojne se Aliu nuk ishte vetem rapsod, por kercimtar dhe nje skenograf shume i mire. Here pas here 60 vjecari pasuronte arkivin e tij me krijime te reja muzikore qe i vinte ne skene. Ai njihej per shkrimin e teksteve te kengeve dhe kompozimin e tyre. Ali Halili merrte pjese ne te gjitha festat apo koncertet qe zhvilloheshin ne shkalle prefekture. Ishte babai i kater femijeve, dy vajza te martuara dhe qe ndodheshin ne Itali, si dhe dy djem, njeri ne Itali dhe Shkezeni, qe per shkak te semundjes e mbante ne shtepi. Cifti Halili sipas fqinjeve ishte i qete dhe nuk kishte qene asnjehere pjese e konflikteve. Te vetmin shqetesim ata kane pasur djalin e kthyer nga Anglia, qe tashme eshte edhe i dyshuar per ngjarjen.

I dyshuari

Tre javet e fundit 30 vjecari kishte shfaqur nje sjellje te cuditshme. Ndersa i vellai i kishte derguar nje autoveture Aliut, ishte Shkelzeni qe pasi e kishte marre mjetin ne xhiro, ne momentin qe po kthehej ne shtepi, e ka perplasur ne mur. Policia tha se nuk ka qene i proceduar me pare.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›