E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri rrezikon 3 banesa ne Kraste

Elbasan-Flaket e zjarrit rrezikojne 3 banesa ne lagjen Kraste ne Elbasan, duke shkaktuar panik tek familjaret e tyre. Zjarri u konstatua rreth ores 13.00 nga vete banoret. Fillimisht jane djegur disa barishte dhe shkurre, por me pas kane marre edhe mullaret me bar e kashte. Per shkak edhe te favorizimit nga era, flaket i jane afruar banesave aty prane. Megjithe perpjekjen e tyre, vete banoret nuk kane mundur te shuajne zjarrin. Me pas eshte dashur nderhyrja e zjarrefikeseve, te cilat me ndihmen edhe te banoreve kane mundur te lokalizojne e shuajne zjarrin. Sipas te dhenave te para, shkak i shperthimit te flakeve ne Kraste, kane qene ose loja pakujdes e femijeve, ose hedhja e ndonje bishti cigareje nga ndonje kalimtar.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›