Bie nga skela, vdes punëtori nga Tetova

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë punimeve në spitalin “Kozle” në Shkup. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur mëngjesin e së dielës, kur punonjësi 55-vjeçar, Sadri A., nga Tetova, ka rënë nga skela 3.5 metra e lartë dhe ka gjetur vdekjen, raporton Zhurnal.
Sipas Policisë, 55-vjeçari nuk kishte mundur t’i mbijetonte lëndimeve të rënda që kishte marrë dhe rrugës për në Qendrën Urgjente ka ndërruar jetë./Indeksonline/