E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrethrrotullimi i ri në Veternik mbyll qarkullimin për 45 ditë

Komuna e Prishtinës informon të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës se nga dita e martë, 9 korrik, për 45 ditë do të bllokohet për qarkullim rruga magjistrale Prishtinë-Ferizaj, segmenti nga rrethrrotullimi për Mitrovicë, deri tek Termokosi-drejtimi për Veternik. Vendimi për mbylljen e rrugës është marrë pasi që në këtë segment është duke u punuar në ndërtimin e rrethrrotullimit në fund të Veternikut, projekt ky i përbashkët me Ministrinë e Infrastrukturës, e i cili po realizohet nga Komuna e Prishtinës, e cila thotë se janë siguruar rrugët alternative për qarkullim në të dy drejtimet, qoftë për Ferizaj apo edhe për Mitrovicë dhe Pejë.

Komuna bashkë më Policinë e Kosovës kanë bërë gjitha përgatitjet për orientimin e qytetarëve në këto rrugë alternative.

Komuna kërkon nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin e tyre, pasi që realizimi i projektit për ndërtimin e rrethrrotullimit në fund të Veternikut jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin në drejtim të Ferizajt e Shkupit, por do të bëjë një lidhje moderne të komunikacionit në mes të lagjeve të qytetit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›