Bie nga tarraca, vdes nëna e tre fëmijëve
Një 42-vjeçare nga Komuna Zharrëz e Rrethit të Fierit ka gjetur vdekjen dje paradite pas rënies nga lartësia. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Rajmonda Kotherja, nënë e tre fëmijëve, ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj njëkatëshe. Gruaja është rrëzuar ndërsa ishte duke nderur rrobat. Lartësia nga ka rënë nuk është e madhe, rreth 3 metra, por përplasja në disa shkallë prej betoni ishte fatale.
m.t.
m.t.