Fostoksina i rrezikon jetën 35-vjeçarit
Një 35-vjeçar nga Berati rrezikon të humbasë jetën pas konsumimit të një sasie helmi të llojit fostoksinë. Artan Ismaili, banor i qytetit të Beratit, është çuar dje paradite në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët thanë se sasia e konsiderueshme e helmit kishte vepruar në organizmin e tij dhe se është e vështirë të thuhet nëse ai do të mbijetojë. Mësohet se 35-vjeçari ka tentuar t‘i japë fund jetës, pasi vuante nga çrregullime mendore.