Bie nga ura, vdes gjeologu
Rubik-Vdes ne menyre te mistershme gjeologu i zones se Rubikut. Banore te fshatit Rreja e Zeze, kane gjetur ne oret e para te dites se djeshme trupin e pa jete te nje burri. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar policia, qe kishte marre 12 ore me pare edhe nje denoncim per humbje nga nje familje ne kete rreth. Pas hetimit te kryer ka rezultuar se trupi i perkiste Ndue Ndojit, 55 vjec, banor i fshatit Rreja e Zeze. Trupi i tij eshte gjetur ne kembet e nje ure qe te con ne fshat. Nga burime prane policise mesohet se pas hetimeve paraprake, konfirmohet se vdekja e te ndjerit ka qene aksidentale ne kushtet e humbjes se ekuilibrit gjate kalimit ne ure naten e kaluar. Por nuk perjashtohen edhe pistat e tjera deri ne daljen e ekspertizes perfundimtare. Ndue Ndoj eshte baba i gjashte femijeve dhe ka punuar per disa vite ne Ndermarrjen e Gjeologjise se Rubikut. Ne kete qytet viktima njihej si nje mjeshter i zoti ne shume profesione dhe me i njohur ka qene ne prodhimin e saldatriceve artizanale. Pasi policia ka perfunduar keqyrjen e kufomes dhe te vendit ku ka rene, te afermit e kane marre per te zhvilluar ceremonine mortore.
A. Ndoja
A. Ndoja