E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresion dhe xhelozi, dy te veteflijuar

Depresioni dhe xhelozia cojne drejt veteflijimit dy persona ne Elbasan dhe Kucove. Haxhi Merdani, 45 vjec, i ka dhene dje fund jetes me vetevarje ne litar ne banesen e tij, pasi nuk ka perballuar dot semundjen nervore nga e cila vuante prej disa vitesh. Kurse nje 19 vjecare, xhelozine e saj per te dashurin, e ka kaluar duke kaperdire nje helm qe e ka blere ne farmaci. Nderhyrja ne kohe ka mbajtur ne jete E. S., e cila kurohet ne spitalin e Elbasanit.

Kucove

Burime te policise thane se nisen menjehere hetimet per rrethanat dhe shkaqet e vdekjes se 45 vjecarit Haxhi Merdani, banor i lagjes "1 Maji" ne Kucove. Ne pyetje eshte marre bashkeshortja e tij dhe fqinjet qe i erdhen te paret ne ndihme. Mesohet se gjate dites se djeshme, kur gjendej i vetem ne banese, ai ka perdorur nje litar duke e lidhur ne dritaren e kuzhines per t'u veteflijuar. Fqinjet dhe bashkeshortja Drita Merdani, e kane gjetur te varur dhe jane perpjekur qe t'i vijne ne ndihme pak pas mesdites se djeshme, por pa rezultat. Nga hetimet e para mesohet se Merdani ka gjetur vdekjen si pasoje e nje vetevarje me litar ne kushte depresioni, prej te cilit vuante pese vitet e fundit. I ndjeri jetonte prej vitesh me bashkeshorten pas emigrimit te dy femijeve. Trupi i tij u dergua ne morg per ekspertize mjeko-ligjore dhe me pas iu dergua familjes per te kryer nderimet e fundit ne ceremonine mortore.

Elbasan

Xhelozia dyshohet te jete shkaku i tentatives se vetehelmimit te 19 vjecares E. S., me banim ne lagjen "Brigada 17 Sulmuese" te Elbasanit diten e djeshme. Vajza perfundoi ne spital pasi kishte konsumuar nje preparat kimik ende te papercaktuar, por qe e kishte blere ne farmaci. Te afermit e kane gjetur ne momente agonie 19 vjecaren duke i dhene ndihmen e pare, ndersa ne repartin e Toksikologjise i eshte nenshtruar nje terapie intensive, duke e mbajtur ne jete. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka percaktuar paraprakisht se e reja e ka ndermarre aktin ekstrem ne kushtet e tronditjes se rende nervore per shkak te xhelozise ndaj te dashurit. Grupi hetimor ka ngritur akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes" per momentin dhe pritet te pyetet djali me te cilin vajza ishte e lidhur.

Precedenti

Nje 24 vjecare nga fshati Lumas i Beratit tentoi vetehelmimin ne kushte depresioni kater dite me pare. E. Sh., nene e nje femije te mitur, u gjet nga prinderit e vetehelmuar, ndersa shkak ka qene emigrimi i bashkeshortit ne Greqi pas marteses se ciftit.

E. Hazizolli/F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›