E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Ritmet e papunësisë ranë 0.3 për qind në janar, duke e ulur në 9.7 për qind papunësinë, niveli më i ulët në pesë muajt e fundit.
Megjithë rënien e lehtë në përqindjen zyrtare, njoftimi i sotëm nga Departamenti i Punës tha se ekonomia kishte një humbje prej 20 mijë vendesh pune në janar.
Shifrat e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të vendeve të humbura të punës gjatë dy vjetëve të fundit në 8.4 milionë.
Kryetarja e Këshillit Ekonomik të Presidentit, Kristina Romero thotë se papunësia vazhdon të jetë një problem serioz. Zonja Romero tha gjithashtu se të dhënat e reja paraqesin shenja inkurajuese se tregu i punës po rimëkëmbet gradualisht.
Megjithëse rritja ekonomike ka rifilluar, papunësia pritet të mbetet rreth 10 për qind për pjesën më të madhe të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›