E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Celulari 4, shumë shpejt në treg

Shqipëria përgatitet të ketë shërbimin e operatorit të katërt celular, në një treg me 3.3 milionë banorë. Sipas ministrit të Shtetit, që mbulon telekomunikacionet, Genc Pollo, operatori i ri do të hyjë në treg brenda pjesës së parë të vitit 2010. Futja në treg parashikon të sjellë ulje të tarifave për bisedat celulare, të cilat në tre vitet e fundit janë reduktuar me rreth 20 për qind, për shkak të konkurrencës. Sipas ministrit, 34.4 për qind është rritja ekonomike gjatë tremujorit të fundit në sektorin e telekomunikacionit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Me futjen e një operatori të katërt gjatë, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në këtë treg ekonomik”, tha Pollo. Të tjera shërbime të reja do të jenë teknologjia 3G për navigimin në internet, apo mbartja e të njëjtit numër nga klienti edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›