Bie niveli i ujit ne liqenet e Fierzes dhe Komanit
Ministria e Energjetikes njoftoi se niveli i ujit ne liqenet e Fierzes dhe Komanit ka rene nen kuoten maksimale, per here te pare pas gati nje muaji. METE njoftoi se aktualisht ne Fierze, niveli i ujit eshte 289.91 metra. Prurjet ne Fierze vazhdojne te jene te uleta, me 350 m3uje/sek, nga 500 m3uje/sek qe ishin nje dite me pare. KESH njoftoi se e njejta situate paraqitet edhe ne Koman, ku niveli aktual eshte 170.9 metra nga 175 metra qe eshte kuota maksimale mbajtese. Ne kete HEC, sipas informacionit zyrtar, prurjet jane ne 130 m3uje/sek. Fierza dhe Komani hyne dje ne diten e trete te ndalimit te shkarkimeve nga portat duke derdhur uje vetem nga agregatet qe sherbejne per prodhimin e energjise.
Ne Vaun e Dejes, niveli eshte 74.64 meter nga 76 meter qe eshte niveli maksimal. Ne kete liqen, sipas prurjet jane 30 m3uje/sek ndersa edhe aty jane mbyllur portat e shkarkimit.