E Diel, 1 Nëntor 2026

Lihen ne burg, dy italianet qe vidhnin bankomatet

Tirane-Dy italianet e akuzuar per vjedhje te llogarive bankare "Intesa San Paolo", u lane dje ne ne masen e sigurise "arrest me burg" nga togat e zeza. Seanca per vleresimin e mases se tyre te sigurise, u zhvillua dje ne gjykaten e Tiranes. Gjyqtarja e vleresimit te masave, vendosi te lere ne burg dy italianet, 25-vjecare Luca Calvi dhe Gabriele Pasqualino, te dy nga Genova e Italise. Prokuroria kerkoi mbajtjen e tyre ne gjendje arresti me burg deri ne perfundim te hetimeve ndersa kjo kerkese eshte miratuar nga gjykata per shkak te rrezikshmerise se vepres penale.Gjate seances, avokatet e italianeve kerkuan mase me te lehte sigurie ndersa nuk bene komente ne lidhje me akuzen.
Dy piratet e bankomateve, u kapen pas nje operacioni te kryer nga drejtoria kunder krimit financiar e Tiranes, i koduar "Paterica". Ata u kapen ne flagrance, rreth ores 01.00 te dites se ndjeshme, duke kryer terheqjen e shumave te parave ne nje ATM. Nga kontrolli i dy italianeve ne momentin e kapjes dhe te dhomes se nje hoteli luksoz ne Tirane, ku ata ishin akomoduar, u gjeten dhe sekuestruan me cilesine e proves materiale edhe pajisjet qe ata perdornin per te kryer vjedhjen si dhe kartat e klonuara prej tyre. Shuma e parave te terhequra llogaritet mbi 15 milione leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›