E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me arme biznesmeni, autoret ne kerkim

Lezhe-Nje biznesmen nga Lezha eshte plagosur me arme brenda ne makinen e tij, teksa po kthehej ne shtepi. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes, rreth ores 19.00 ne fshatin Grykezeze te komunes Kolsh te rrethit te Lezhes. Pal Dedgjonaj, 30-vjec, banor i ketij fshati eshte qelluar me arme nga persona te panjohur, teksa po udhetonte me automjetin e tij tip BME X5, drejt shtepise se tij. Burime te policise sqaruan se autoret e plagosjes, kane qelluar nga jashte automjetit, me objektiv drejtuesin e tij. Dedgjonaj, ka mbetur i plagosur ne shpatull, ndersa persona qe kane degjuar te shtenat dhe jane ndodhur prane vendit te ngjarjes, e kane gjetur te gjakosur 30-vjecarin. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spital dhe sipas mjekeve ndodhet ashte rrezikut per jeten. Plumbi qe ai ka marre ne shpatull, nuk ka demtuar organet jetesore te tij. Nuk dihet se cili ka qene personi qe ka qelluar, nderkohe qe policia po heton per te gjetur autoret. Nga banoret e Grykezezes mesohet se 30-vjecari Pal Dedgjonaj merrej me biznes ne zonen e tij ku banore. Policia ende nuk e ka te qarte motivin e ngjarjes, nese ka lidhje me ndonje konflikt qe lidhej me biznesin e 30-vjecarit, apo ndonje konflikt personal. Marrja ne pyetje e te plagosurit, pritet qe te hedhe drite, mbi pistat me te mundshme te hetimit te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›