Bie numërimi elektronik, ODIHR rrëzon paktin PD-PS

Gjat një procesi numërimi votash, foto arkiv
ODIHR-i ka përmbysur marrëveshjen PD-PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore, duket rrëzuar numërimin elektronik në zgjedhjet e vitit 2013.
Ekspertët e ODIHR-it, pasi kanë kaluar në sit të gjithë punën e komisionit, kanë hedhur poshtë ndryshimet më të rëndësishme në kod, që lidhen me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje: së pari verifikimin elektronik të kartave të identitetit në qendrën e votimit dhe sw dyti, numërimin elektronik tw votave.
Propozimi i PS-sw për përdorimin e teknologjive për të cilin dha konsensus edhe PD-ja, u konsiderua nga ODIHR-i si, i nxituar, i pasigurt dhe i paqëndrueshëm. Si i tillë, ai konsiderohet si, proces i parealizueshwm për zgjedhjet e 2013-s, prandaj ODIHR-i rekomandon të paktën 3 vjet kohë përgatitore për futjen e teknologjive në zgjedhje.
Grupi i ekspertëve rekomandon përdorimin e teknologjisë në zgjedhje vetëm nëpërmjet projekteve pilote në shkallë të ulët dhe në mënyrë graduale.
Në këtë pikë, sipas ODIHR-it, kuadri ligjor duhet të jetë i detajuar, i saktë dhe garant ndaj abuzimeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Komisionit të reformës zgjedhore pas këtyre rekomandimeve i mbetet fare pak kohë, për të korrigjuar konsensusin. Vetëm 3 ditë, pasi 15 maji shënon edhe përfundimin e mandatit të komisionit për reformën elektorale.
Mesa duket, ajo që u reklamua si risia më e madhe e reformës zgjedhore mund të kthehet në pengesën më të madhe të saj.
Në ditët e mbetura votimi dhe numërimi, dy kapitujt më voluminozë dhe më të rëndësishëm pritet të rikthehen si prioritet kryesor në axhendën e komisionit të reformës zgjedhore.