E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, shqiptari dënohet me 8 vjet burg për trafik kokaine

Selia e policisë britanike, Londër, foto arkiv

Një shqiptar i kapur në Britaninë e Madhe me një sasi kokaine me vlerë 120 mijë paund dhe me 55 mijë paund të tjerë kash të padeklaruara, u dënua me 8 vjet e 9 muaj burg.
Admerin Beu, 41 vjeç, nga Lochinvar Drive, pranoi se trafikonte drogën e klasit të parë dhe se për të realizuar këtë trafik përdorte dokumente false.
41-vjeçari nga Shqipëria, u kap në makinën e tij me drogë pas mbikëqyrjes që policia britanike i kishte bërë për disa kohë.
Në gjykatë u theksua se, Beu, kishte hyrë dy herë ilegalisht në Britani. Pasi ishte kthyer një herë në Shqipëri, ai sërish arriti të rifutej si klandestin në Britani i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. /E. K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›