Totozani: Rritje e shpejtë e numrit të ankesave, fondet buxhetore, të pamjaftueshme

Avokati i Popullit, Igli Totozani
Avokati i Popullit ka startuar këtë të shtunë praktikën e dyerve të hapura me praninë e përfaqësuesve të komunitetit të medias.
Me këtë rast, Totozani ka prezantuar përballë gazetarëve të pranishëm, problematikën e lidhur me pamjaftueshmërinë e fondeve buxhetore për të përballuar fluksin në rritje të ankesave të qytetarëve pranë këtij institucioni.
Vetëm në muajt e parë të këtij viti, numri i ankesave është sa dyfishi i ankesave të regjistruara gjatë gjithë vitit të kaluar dhe duke konfirmuar këtë nivel në rritje të nevojës për asistencë të qytetarëve, Avokati i Popullit, Totozani është shprehur se fondet në drejtim të shërbimeve janë të kufizuara.
“Institucioni i Avokatit të Popullit ka në dispozicion vetëm 2 automjete dhe një fond të limituar për të paguar shërbimet e punonjësve. Punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit e kanë pasur të vështirë, veçanërisht në përballimin e atyre ankesave të qytetarëve që kërkojnë monitorime konkrete në vendngjarje, thuhet në një deklaratë të Kabinetit të AP.