E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, 100 maqedonas protestojnë vdekje shqiptarëve

Protesta e sotme ne Shkup

SHKUP- Një grup të rinjsh maqedonas u mblodhën sot para selisë së qeverisë në protesta kundër demonstratave në Shkup dhe qytete të tjera me shqiptarë të Maqedonisë.
Të rinjtë maqedonas hodhën parulla raciste dhe ofenduese kundër shqiptarëve. Pas incidenteve dhe zhvillimeve të javëve të fundit, gjendja e brishtë e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, duket se është acaruar më tej.

Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur Protesta para qeverisë u mbajt pasdite para qeverisë duke u vlerësuar si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejtë të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Rreth 100 të rinj maqedonas u mblodhën para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Shkup.

Të rinj me flamuj maqedonas, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë bërë thirrje raciste antishqiptare ndër të cilat Vdekje për shqiptarët, Stop terrorizmit islamik, Qeveria shqiptare, Dhoma Gazi për shqiptarët etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës. /E.K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›