E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet Euro

Monedha shqiptare ka rezistuar në kurs të qëndrueshëm ndaj euros gjatë kësaj jave.
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet të dhënave për kursin e këmbimit bën me dije se një euro është këmbyer me kurs mesatar prej 139.5 lekë, por ka pasur luhatje të vogla, duke mos kaluar vlerën 140 lekë.

Kjo javë njohu dhe ndër vlerat më të ulta të muajve të fundit, kjo si pasojë e hyrjes së emigrantëve dhe turistëve në vend. Ky efekt pritej prej muajsh, por ndryshe nga vitet e shkuara është krejt i vogël dhe i vonuar, duke ndodhur vetëm në javën e dytë të muajit gusht.

Në tregun e lirë, euro regjistroi një kurs mesatar pak më të lirë gjatë së shtunës dhe ë djelës. Kështu, në agjencitë e këmbimit qytetarët mund ta shisnin euron me 138.8 lekë, dhe të blinin me 139.4 lekë.  

Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë e vlerësoi euron me kursin mesatar 139 lekë e 70 qindarka. Gjatë korrikut euro njohu vetëm forcim ndaj lekut dhe dollarit, tendencë që ndryshoi në muajin aktual.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›