Qeveria Shqiptare, 25 mln lekë për ndertimin e një thertoreje në qytetin e Sarandës.
Qeveria Shqiptare akordon nga buxheti i shtetit të vitit 2011 një shumë prej 25 milion lekësh për krijimin e një infrastrukture shumë të domosdoshme për plotësimin e zinxhirit të sigurisë ushimore. Bëhet fjalë për ndërtimin e një thertoreje ku rreth 11 milion lekë të reja janë investuar për ndërtimin e objektit dhe rreth 14 milion lek për vendosjen e pajisjeve në këtë thertore.Gjatë inaugurimit ka qënë i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka. Në fjalën e tij Juka tha se siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit mbeten sfidë për zhvillimin dhe integrimin e vendit në BE. Tregtimi i produkteve shtazore dhe i mishit në veçanti është mjaft problematik në aspektin e respektimit të standarteve sanitaro-veterinare. Standarde këto të cilat garantohen nga ana e operatorit të biznesit dhe monitorohen nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).