Bie numri i të papunëve në Gjermani
Nga Express më 01 mars 2011 në ora 21:19
Numri i të papunëve në Gjermani në muajin shkurt ka zbritur pak.
Numri i tyre ka rënë në krahasim me muajin janar në 33.000, që do të thotë 3,32 milionë gjithsej, bëri të ditur zyra federale për punë në Nyremberg.
Krahasuar me vitin 2010, numri i të papunëve të regjistruar ishte 326.000 më pak dhe kuota ra në 7.9 për qind.
Rënia e papunësisë në shkurt është një përjashtim. /dw/