E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia e gatshme për zgjedhje

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 17:40

Pas kërkesave të njëpasnjëshme të opozitës maqedonase dhe shqiptare, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, është shprehur i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Opozita edhe pse ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, ajo i frikohet të njëjtave. Ne jemi të gatshëm të dalim para popullit për ta konfirmuar mandatin për vazhdimin e reformave dhe përshpejtimin e proceseve euro-integruese'', është shprehur kryeministri Gruevski.

Partia shqiptare në pushtet BDI ka pranuar ofertën për zgjedhje parlamentare, edhe pse vlerëson se nuk është momenti i vërtet politik për mbajtjen e tyre.

“Situata ka ardhur në një moment kur duket se zgjedhjet e parakohshme janë përgjigjja më e mirë si rrugëdalje nga kriza politike në të cilën jemi gjetur apo gjendemi pas braktisjes së parlamentit nga ana e partive më të mëdha opozitare'', tha Ermira Mehmeti Devaja, deputete e BDI-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›