Me kafshë kundër të “pafeve”

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 18:30
Islamistët po debatojnë për forma të reja të sulmeve terroriste: flitet për lëshim të gjarpërinjve dhe akrepave helmues nëpër aeroplanë, për të shndërruar fluturaket në ferr të vërtetë.
Thirrjet e rrjetit terrorist, Al Kaida, për sulme të reja terroriste kundër Perëndimit, kanë nxitur një debat në faqet islamike në internet, në lidhje me metodat e reja të sulmeve, me ç’rast u përmend edhe përdorimi i kafshëve helmuese.
“Ajo që nevojitet është një numër i madh i akrepave”, shkroi në një forum një mashkull me emrin Abu Jakin Askeri.
Në diskutimet tjera u përmend edhe shfrytëzimi i merimangave dhe gjarpërinjve helmues.