E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanksione Sirise SHBA do te ngrije asetet financiare

Shtetet e Bashkuara po marrin në konsideratë mundësinë e sanksioneve kundër zyrtarëve të Sirisë. Kjo masë do të merret, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhei Kërni për të ushtruar presion mbi presidentin Bashar al Asad dhe qeverinë e tij, e cila po ushtron dhunë mbi protestuesit.

Masat që mund të jenë ngrirja e aseteve të zyrtarëve të lartë të Damaskut dhe ndalimi për ata që bëjnë biznes në SHBA, duhet të vijnë si një urdhër ekzekutiv i presidentit Barak Obama. Por, vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 350 civilë janë vrarë që nga fillimi i trazirave në Siri.
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›