Më 2016 përfundon dominimi i SHBA- së

Dominimi ekonomik i amerikanëve në skenë botërore mund të përfundoj pas pesë vitesh, thuhet në raportin më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, parashihet që ekonomia kineze në këtë vit ta tejkaloj atë amerikane. Kjo do të ndodhë dhjetë vjet më herët se që është pritur.
Mirëpo, disa parashikime tjera që krahasojnë prodhimin përgjithshëm kombëtar dhe vlerën e valutës së SHBA-së dhe të Kinës , thonë se do të kalojnë edhe shumë vite, përderisa këto dy shtet të ndërrojnë vendet.
Arsyeja qëndron në faktin se FMN bënë krahasim në mes asaj se sa fitojnë dhe sa shpenzojnë qytetarët e të dy vendeve.
Duke marrë parasysh këtë krahasim, ekonomia kineze nga 11,2 trilionë dollarë sa peshon sivjet, në vitin 2016 do të rritet në 19 trilionë dollarë.
Ekonomia amerikane do të rritet me një ritëm më të ngadalshëm, nga 15,2 trilionë në 18,8 trilionë dollarë.
Po në këtë vit, pjesëmarrja e ekonomisë kineze në atë globale do të arrijë në 18 për qind, ndërsa ajo e SHBA-së në 17,7 për qind, thuhet në raportin e FMN-së.