E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie përsëri besueshmëria për Italinë

Shërbimi i investitorëve e ka vendosur qeverinë italiane për tri shkallë më poshtë sa i përket besueshmërisë, duke e vendosur atë në A-2.

Në një deklaratë, agjencia e kualifikimeve tha se “kjo perspektivë negative reflekton në ekonominë dhe financat e Italisë si dhe eurozonës”, për shkak të borxheve serioze në disa vende të eurozonës, siç është Greqia.

Sipas kësaj organizate, kualifikimi i ri tregon se Italia mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve financiare, por se rreziku për dështimin e vendit mbetet i largët.

Në një deklaratë kryeministri italian, Silvio Berlusconi, tha se ky vendim ishte pritur dhe se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për të arritur synimet e buxhetit.

Berlusconi tha se një plan për ta balancuar buxhetin e qeverisë për vitin 2013, tanimë është aprovuar nga Komisioni Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›