E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia përgatitet për zgjedhjet e së dielës

Një anketë e opinionit, disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Poloni, tregon se partia në pushtet kryeson ndjeshëm ndaj opozitës.

Në një anketë të publikuar nga e përditshmja Gazeta Viborsha, partia e kryeministrit, Donald Tusk, ka një mbështetje prej 31 për qind, ndërsa partia e qendrës së djathtë për Ligj dhe Drejtësi, ka 21 për qind mbështetje.

Anketat tregojnë se tre parti të tjera do të fitojnë në zgjedhjet parlamentare.

Një parti e re liberale, Lëvizja më mbështetje të Palikotit, ka një mbështetje prej tetë për qind.

Aleanca e Majtë Demokratike dhe partneri i koalicionit të tanishëm, Partia e Popullit Polak, kanë një mbështetje prej 6 përqindësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›