E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një helikopter në New York

Një helikopter, me 5 udhëtarë në bord, u rrëzua në ujërat e lumit Hudson në New York, shkaktuar vdekjen e një femre 40 vjeçare.

Nga aksidenti dy persona të tjerë kanë marrë plagë serioze për jetën, ndërkohë që udhëtarët tjerë kanë pësuar vetëm disa plagë të lehta.

Autoritetet amerikane thonë se helikopteri i përkiste një kompanie private.

Mjeti ishte duke fluturuar ulët, në momentin kur ka përfunduar në lumë.

Autoritetet thonë se nuk dihet shkaku i incidentit dhe se po punojnë për zbardhjen e tij.

Dyshohet për një avari teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›