E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taj Mahal mund të shembet

Taj Mahal do të shembet brenda pesë vitesh, nëse qeveria indiane nuk ndërhyn për të parandaluar një katastrofë mjedisore në rritje.

Politikanët dhe ekspertët e mjedisit thonë se themelet e mauzoleumit historik janë duke u shembur, për shkak se janë tharë.

Varri 358 vjeçar, një nga mrekullitë arkitekturore të botës, është ndërtuar me themele të zhytura në disa puse, që ushqehen nga lumi Jamuna në veri të Indisë.

Tani lumi është duke u tharë për shkak të ndotjes, shpyllëzimit dhe rritjes së industrisë. Të çarat kanë nisur të shfaqen në mure.

Taj Mahal u ndërtua nga perandori, Shah Jahan, për të shoqen e tij të vdekur gjatë lindjes së fëmijës, Mumtaz Mahal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›