E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Ndahet nga jeta ish sekretari i shtetit Aleksandër Heig

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Ish sekretari amerikan i Shtetit, gjenerali me katër yje në pension dhe ish kandidat për president, Aleksandër Heig vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

Pjesëtarët e familjes thanë se Heig vdiq në një spital të qytetit të Baltimorës nga komplikacionet e një infektimi.

Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Barak Obama e quajti zotin Heig një amerikan të madh që i shërbeu vendit në mënyrë të shkëlqyer.

Heig shërbeu nën tre presidentë, Riçard Nikson, Gerald Ford dhe Ronald Reagan.

Pas një kariere ushtarake gjatë të cilës ai mori pjesë në luftën e Koresë dhe në Vietnam, Heig iu bashkua administratës së presidentit Nikson në vitin 1970 si anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar.Më pas ai u bë shef i personelit të Presidentit Nikson.

Aleksandër Heig shërbeu për një kohë të shkurtër në administratën Ford, para se të emërohej komandant suprem i forcave të NATOs në Evropë.Ai u kthye në Uashington në vitin 1981 dhe shërbeu si sekretar i Shtetit për një vit nën presidentin Ronald Reagan. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›