E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martenez: Shqiptarët e duan sërish Berishën

Presidenti i Partive Popullore
Europiane, Wilfried Martenez,
është takuar paraditen e djeshme
në Kryeministri me kryetarin
e qeverisë shqiptare, Sali Berisha.
Kryeministri Berisha, gjatë
bashkëbisedimit me Martenez
theksoi se "demokratët fi tuan 24
nga 27 vendet e Bashkimit Europian
në zgjedhjet që u zhvilluan
së fundmi". Martenez premtoi se
"Shqipëria me Kryeministrin Sali
Berisha do të bëhet shumë shpejt
vend anëtar i Bashkimit Europian
dhe së shpejti shqiptarët, falë progresit
të Shqipërisë, do të lëvizin
pa viza drejt vendeve Shengen".
Motivi i ardhjes së Martenez në
Tiranë ishte politik, për t‘i dhënë
një mbështetje publike kreut të
Partisë Demokratike shqiptare,
për të rifituar një tjetër besim
të shqiptarëve. "Jam këtu për të
mbështetur Kryeministrin Berisha
për zgjedhjet e ditës së diel",
tha ai. Sipas Martenez, "të dielën
tjetër Shqipëria do të ketë sërish në
pushtet ata që mbajtën premtimet
të cilat ua bënë katër vite më parë".
Kreu i qeverisë i paraqiti presidentit
Martenez një tablo të programit
me të cilin PD po paraqitet në
zgjedhjet e 28 qershorit dhe detyrat
që qeveria e tij ka përmbushur në
këto katër vjet qeverisje. Kryemin-
istri Berisha dhe Presidenti Martenez
konstatuan marrëdhëniet
shumë të mira midis Shqipërisë
dhe vendeve anëtare të BE-së.
"Shqipëria tashmë e ka kaluar
periudhën e tranzicionit dhe po
përjeton integrimin euroatlantik,
si një proces të nevojshëm, në të
cilin keni të gjithë mbështetjen
dhe ndihmën e të gjitha vendeve
të Europës", tha Martenez. Presidenti
i PPE-së shprehu gjithashtu
mbështetjen për të gjitha reformat
dhe përpjekjet e Shqipërisë
për integrim dhe për t‘iu afruar
standardeve të BE-së. Kryeministri
Berisha e falënderoi presidentin
për mbështetjen që PPE i
bën Shqipërisë dhe së djathtës në
Shqipëri. "Projekti tjetër historik
për vendin tonë është integrimi
në Bashkimin Europian, për
realizimin e të cilit qeveria ka
ndërmarrë reforma të thella", u
shpreh Berisha.
Gjatë bisedës, Kryeministri
Berisha bëri një rezyme të përpjekjeve
dhe arritjeve në luftën
kundër krimit të organizuar;
korrupsionit, duke nënvizuar se
Shqipëria doli nga 24 vendet më
të korruptuara, duke lënë mbrapa
95 vende në klasifi kim dhe synojmë
të jemi ndër 20 vendet e para
në luftën kundër informalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›