E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni drejt mbylljes operacioni per gjetjen e te humburve

Në Japoni nis finalizimi i operacionit të gjerë për gjetjen e mbi 15 mijë personave që rezultojnë të zhdukur nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. 25 mijë persona të forcës japoneze të mbrojtjes civile, policisë, rojes bregdetare dhe trupa amerikane kanë kërkuar për tre ditë me radhë detet dhe tokat e përmbytura për të mbledhur të gjithë trupat e viktimave të cunamit gjigand.

12 mijë persona janë deklaruar të vdekur deri tani, por mendohet se edhe listat e të zhdukurve nuk janë të plota. Operacioni intensiv që nisi më 1 prill përfshin 120 anije, 65 mjete më të vogla lundruese dhe mbulon tre prefekturat më shumë të goditura nga fatkeqësia. Ndërkohë, dy punëtorë të Tokio Elektrik Pauer që humbën jetën në Fukushima janë konfirmuar të vdekur. Ata janë një 24-vjeçar dhe 21-vjeçar, të cilët kanë qenë duke punuar në central kur ai u godit nga cunami.

Ata janë konfirmimi i parë i viktimave në  centralin bërthamor. Shumë persona druhen se punëtorët e tjerë që janë duke punuar për mbajtjen nën kontroll të centralit të dëmtuar, përballen me vdekjen e sigurtë për shkak të niveleve të larta të radioaktivitetit. Kryesekretari i kabinetit japonez, Jukijo Edano i pyetur nëse punëtorët kanë gjetur vdekjen nga rrezatimi, tha se përveç parandalimit të dëmit për popullsinë, edhe parandalimi i vdekjeve të tilla është një pritoritet

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›